Reperet shqiptare duket se kanë hyrë thellë në botën e diss-eve. Është përfolur gjatë se Fifi, Rina e Tayna po i dedikojnë tekste muzikore njëra-tjetrës.
Fifi ka folur në një interviste për emisionin "Mirage" ku ka thënë se vajzat nuk kanë bagazh për të quajtur veten Mami të muzikës.
"Ja nisi prej Rinës. Rina nuk shkruan vetë. Prej kësaj rrjedh se i them performuese, jo repere. Por kënga e fundit e Rinës më ka pëlqyer shumë, "Mami". Pavarësisht se nuk i përshtatet se është shumë e re, por kënga si paketë më ka pëlqyer. Këngët e reja të Taynës i kam dëgjuar se është komentuar dhe më ka rënë në vesh. Unë mendoj, njësoj si Rina duhet të ketë bagazh shumë të madh për ti thënë vetes: Shiko kush jam unë. Se të them unë që kam 7 vjet që e bëj këtë dhe nuk i kam thënë vetes që jam më e mira, domethënë se cfarë po i bëj vetes. Unë nuk jam e para se kanë qenë disa Mc Mimo, Gjira, etj. Rri gjithë ditën në studio, tekstet i shkruaj vetë, por Mami nuk i kam thënë ende vetes",tha Fifi.
Ndërkohë Fifi po përgatitet për të sjellë tre projekte të reja muzikore me klipe që nuk i ka realizuar asnjëherë.





