Një burrë ka kryer një krim makabër duke i prerë kokën gruas së tij, pasi sipas tij, ajo e tradhtonte.

Burri i identifikuar si Satish, u fut në stacionin e policisë në Ajjampura, në jug të Indisë, teksa mbante në dorë një hanxhar dhe nxori nga një qese kokën e gruas.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, ishte një oficer policie që e kapi momentin në video, teksa Satish uli çantën në tokë dhe nxori kokën e së ndjerës duke e mbajtur me një dorë.

“Kjo është bashkëshortja ime zotëri. I dhashë të gjithë dashurinë që mundesha”, deklaroi më pas 35-vjeçari.

Satish u tha policëve se bashkëshortja e tij Roopa e tradhtonte dhe se kishte humbur kontrollin pasi e kishte kapur atë me të dashurin.

Autoritetet e arrestuan Satishin dhe nisën një hetim formal për akuzën e vrasjes.