Një restorant popullor është mbyllur pasi një grua shtatzënë gjeti një mi të ngordhur në supën e saj.

Ajo bëri zbulimin e tmerrshëm ta teksa po darkonte të enjten me bashkëshortin në Xiabu Xiabu, një zinxhir fast food-esh në Kinën lindore.

Por kur çifti lajmëroi stafin për miun e ngordhur, çifti pretendoi se punonjësit i ofruan para për të abortuar fëmijën.

"Nëse je e shqetësuar për fëmijën ne do të japim 3 mijë dollarë për të ndërprerë shtatzaninë", i kishte thënë stafi i restorantit.

Bashkëshorti i saj tha se ishte përgatitur për të negociuar kompensimin pasi gruaja e tij përfundoi kontrollet në spital.

Restoranti është mbyllur ndërsa procedurat hetimore vazhdojnë.