Ish-aktori i “Disney Channel”, David Henrie, u arrestua në aeroportin e Los Anxhelos për posedim të një arme.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, 29-vjeçari tha se armën e kishte marrë “pa ndonjë qëllim” dhe ka kërkuar falje .
Ai tha se ndihej “i turpëruar dhe i sikletosur” dhe falënderoi policinë e Los Angeles dhe stafin e sigurisë së aeroportit, shkruan “BBC”.
Arma e tij, e raportuar si pistoletë 9 mm, ishte e mbushur kur u gjet në valixhen e tij në terminalin 2 të aeroportit, rreth orës 09.05, ditën e hënë. Ndonëse ajo ishte armë me leje, Henrie nuk mund ta kalonte atë fshehurazi në aeroport, tha një zëdhënës i policisë.
Henrie u bë i famshëm në serialin televiziv “Wizards of Waverly Place” së bashku me këngëtaren Selena Gomez.





