Një grup zhytësish kroatë gjetën një anije të zhytur që ndoshta përmban thesar me vlerë dhjetëra miliona euro, shkruan "Ansa". Anija i përket mbretit të Italisë, e zhytur në Adriatik në vitin 1866 në betejën e famshme detare të Lisë (Vis në kroatisht).
Mediat kroate citojnë gjuetarin e thesareve nënujore, Lorenzo Maroviç nga Liza. Sipas një legjende që prej një shekull e gjysmë, në kohën e fundosjes së fregatës të Marinës Mbretërore, kishte brenda saj një sasi të konsiderueshme ari.
Kjo sasi ari sipas legjendës, do të shërbente për shpenzimet e qeverisë së përkohshme italiane në Dalmaci, në rast fitoreje të marinës italiane në Austri gjatë Luftës së Tretë të Pavarësisë.





