Një grup zhytësish kroatë kanë gjetur në reliket e anijes “Re d’Italia”, një kasafortë që ndoshta përmban një pasuri prej miliona eurosh.

Sipas medieve kroate, anija është mbytur në detin Adriatik në vitin 1866, gjatë betejës së famshme detare të Lissas.

Sipas një legjende, thuhet se në momentin e mbytjes, anija trasportonte një ngarkesë ari që do të duhej të shërbente për shpenzimet e qeverisë provizore italiane në Dalmaci, në rast të fitores së marinës italiane kundër Austrisë, gjatë së ashtuquajturës Lufta e Tretë për Pavarësi.