Ish-presidenti Barack Obama i ka dhënë një qortim të ashpër Amerikës së Donald Trumpit, duke sulmuar pasardhësin e tij me emër për herë të parë, në një fjalim emocionues që denoncoi “politikën e frikës dhe pakënaqësisë”.
Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obama u bëri një apel të gjatë votuesve anembanë Shteteve të Bashkuara për të rikthyer “demokracinë e shëndoshë”, e denoncoi gjithashtu taktikat e përdorura nga Trump dhe republikanët në Uashington si një kërcënim të paprecedentë ndaj të ardhmes së vendit.
“Të ndash në klane, të udhëheqësh mes frikës, të vendosësh njërin grup përballë një tjetri, t’u tregosh njerëzve se rendi dhe siguria mund të vendosen vetëm nëse mënjanojmë ata që nuk duken si ne, nuk mendojnë si ne apo nuk luten si ne…kjo është një histori e vjetër, e lashtë sa vet koha”, tha Obama.
“Kjo nuk nisi me Donald Trumpin, ai është thjesht simptoma, jo shkaku. Trump thjesht po kapitalizon mbi pakënaqësitë që politikanët vet kanë tentuar të nxisin për vite me radhë”, shtoi më tej ai.