Modelja ruse Kira Mayer, një nga ato yje që rrëmbejnë vëmendjen në Instagram, është dënuar me 18 muaj burgim.

Gjithçka ka lindur nga një ndalim rutinë policor, pasi drejtonte automjetin e saj tip Mercedes pa pasur leje drejtimi.

E gjendur përpara shkeljes flagrante të qarkullimit rrugor, e ndoshta edhe pa asnjë “kacidhe” në xhep, ajo vendosi t’i korruptonte dy oficerët e policisë që e ndaluan me një propozim të padëgjuar më parë: një raport seksual mes të treve.

Por, pasi policët refuzuan propozimin, ajo doli nga makina dhe i goditi. Dënimi me 18 muaj burg besohet të jetë si për drejtim të paligjshëm automjeti, ashtu dhe për tentativë korrupsioni përmes akteve seksuale.