Një motorist në Kinën qendrore ka shkatërruar semaforin në mes të rrugës pasi iu sos durimi duke pritur.
36-vjeçari, i identifikuar me emrin Xin, ndjeu se po priste shumë ndërsa semafori ishte me të kuqe dhe vendosi që ta merrte situatën vetë në duar.
Ai fillimisht shkoi tek semafori dhe më pas e shkul në mënyrë të dhunshme. Motoristi kishte pritur në semafor rreth dy minuta para se ti sosej durimi.
Ai i tha policisë se para incidentit ishte i përfshirë në një debat me një mik dhe ishte në gjendje të keqe shpirtërore.





