Një krim në familje ka tronditur opinionin publik mëngjesin e sotëm.
Një shtetas serb Zoran Luivanovic, 40 vjeç është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, në Lonigo, Viçenca.
Burri po shoqëronte gruan në punë me makinë, kur ka nisur grindja e rradhës mes tyre.
Ai ka ndaluar makinën, ka zbritur dhe pasi është drejtuar nga krahu i pasagjerit dhe ka qëlluar të shoqen me tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë. Më pas ka hedhur kufomën në rrugë dhe është larguar me makinën e tij Fiat Punto.
Karabinierët janë vënë në ndjekje të tij. Burri kishte precedent për dhunën në familje, pasi ishte dënuar me arrest shtëpie pikërisht për dhunën ndaj të shoqes.