Sinead McNamara u gjet e vdekur në bordin e jahtit të ankoruar në Kefalonia të Greqisë javën e kaluar. Sipas mediave të huaja, modelja 20-vjeçare kishte vrarë veten për shkak punës së lodhshme që bënte ajo dhe stafi për shefin e tyre, miliarderin meksikan.
Prapa luksit fshihej një realitet më i hidhur. Përdorim i shfrenuar i drogës, prostituta që ishin marrë në jaht në mënyrë të fshehtë dhe një orar pune që zgjaste rreth 20 orë në ditë. Modelja 20-vjeçare mendonte se kishte prekur ëndrrën e saj duke bërë udhëtime sa nga një ishull në tjetrin në çdo vend të botës. Por, 20-vjeçarja flinte më pak se 4 orë gjumë në ditë dhe shpesh ankohej për punën rraskapitëse.
Ekuipazhi i jahtit thotë se modelja mund të bënte vetëm 2 minuta pushim në një ditë pune 16-orëshe.





