Në mes të gushtit, ndërsa kalonte pranë një qendre të grumbullimit të qenve të braktisur, sytë i kishin ndalur tek një pitbull që e shihte i dëshpëruar. Në atë moment ajo vendosi ta adoptonte atë qen, siç kishte bërë në të kaluarën me qen të tjerë, të së njëjtës racë.

Në atë moment, 64-vjeçarja amerikane Robin Conëay nuk e dinte se firmosi dënimin e saj me ‘vdekje’. Nuk mund ta imagjinonte, se qeni që ajo po shpëtonte do ta kafshonte për vdekje vetëm pak ditë më vonë.

Ajo kishte dalë të bënte një xhiro me qenin, por nuk hyri më e gjallë në shtëpinë e saj. Burri i saj, kur pa se po vonohej, doli ta kërkonte. E gjeti shumë pranë, në kopshtin pas shtëpisë, të kafshuar për vdekje nga pitbulli.

Qeni vazhdonte të ishte mjaft i acaruar dhe kur erdhi policia, kjo e fundit u detyrua t’i bënte qenit eutanazi, pasi tashmë kafsha ishte jashtë kontrollit.

Ekspertiza që do t’i bëhet qenit do të provojë nëse kafsha vuante nga tërbimi apo probleme të tjera mjekësore, dhe nëse po, përgjegjësia do të bjerë mbi pronarin e qendrës së grumbullimit të qenve.