Reperi Ty Dolla Sign u bë edhe më shumë i njohur për publikun shqiptar pas bashkëpunimit me Elvana Gjatën në këngën “Off Guard”.
Mediat e huaja kanë raportuar ditën e sotme se reperi është arrestuar në Atlanta, pasi i është gjetur marijuanë dhe kokainë në makinë.
Sipas TMZ, reperi ka qenë së bashku me gjashtë persona të tjerë në makinë, dhe kjo nuk është hera e parë që Ty Dolla Sign arrestohet për posedim lëndësh narkotike. Reperi ndodhet ende në burg, ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë.





