Moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca në një intervistë për një media të huaj, ka zbuluar pesë gjëra që nuk i dinim për të.
"Ajo është lumturisht e dhënë pas punës dhe do të jetë e përgjegjshme për gjërat që bën. Ajo nuk pranon asgjë përveç perfeksionit. Ndërsa, familja e saj me shaka e quan "Bossja e vogël"!
"Ajo ka shpirt religjioz. Pavarësisht se punon shumë, ajo lutet çdo natë përpara se të flejë."
"Luana mund të "korruptohet" lehtë nga një ushqim i mirë! Kjo është një sëmundje, por ajo e dashuron ushqimin dhe gjen kënaqësi në të."
"Ëndrra e saj e fëmijërisë ka qenë që të bëhej këngëtare dhe të shihte njerëzit që kërcenin nën ritmet e hiteve të saj."
"Luana dëshiron që një ditë të ndihmojë të gjithë fëmijët në nevojë. Asnjëherë nuk humbet rastin që të jetë aty pranë tyre."





