Një situatë e turpshme ka ndodhur në ballkonin e një apartamenti në San Antonio në Ibiza, ku gruaja e identifikuar si Gail Dickinson, 59 vjeçe, akuzohet se ka marrëdhënie seksuale me një djalë 14-vjeçar gjatë kohës që ishte me pushime.

Ka qenë gjyshja e të miturit ajo e cila ka parë skenën e tmerrshme, sesi nipi i saj abuzohej seksualisht në ballkonin e apartamentit.

Dickinson ishe e afërme e familjes dhe kishte shkuar për pushime në ishullin spanjoll me të riun, nënën, gjyshen dhe vëllain e tij. Mësohet se ata jetonin të gjithë në të njëjtin apartament ku po pushonin prej disa ditësh.

Gjyshja dërgoi nipin në dhomën e tij të gjumit, por më vonë ajo i pa të dy në ballkon, ku Dickinson ishte duke kryer marrëdhënie seksuale më djalin.

“Ishte një situatë e tmerrshme. Nuk mund ta besoja këtë. U trondita shumë nga ajo që pashë”, ka treguar ajo.

Pas kësaj skene të tmerrshme, ata vendosën që ta largojnë 59-vjeçaren nga banesa dhe më pas kur u kthyen në shtëpi kontaktuan me policinë ku bënë dhe kallëzimin lidhur me abuzimin.