Ish-sekretarja e Bill Clinton, Monica Lewinsky ka lënë përgjysmë intervistën e saj në Izrael dhe u largua nga skena pasi u pyet për marrëdhënien e saj me ish-presidentin me të cilin pati një lidhje romantike kur ishte vetëm 22 vjeçe.
Lewinsky po jepte një intervistë në Jeruzalem për anët negative dhe pozitive të internetit dhe të mediave sociale dhe në momentin kur spikerja e Channel 2 News, Yonit Levi e pyeti për lidhjen dashurore me Clinton, u largua nga studio.
Levi e pyeti nëse priste një kërkim falje personalisht nga ish-presidenti lidhur me marrëdhënien e tyre kur ishte praktikane në Shtëpinë e bardhë në vitin 1990.
"Më vjen keq, nuk jam në gjendje ta bëj këtë,"– tha Lewinsky para se të lëshonte mikrofon e saj dhe të dilte nga studio e lajmeve.
Në një postim në Twitter, ajo shpjegoi se u largua për shkak se e pyetën për një temë "jashtë kufijve". Ndërsa"Channel 2 News", tha se pyetja e kërkuar ishte e ligjshme, e denjë dhe e respektueshme, dhe në asnjë mënyrë nuk shkonte përtej kërkesave të Lewinsky.





