Një çift i ri, që ishte në pritje të fëmijës së parë, humbën tragjikisht jetën në një aksident automobilistik në Kaliforni.
Airyana Luna, 20 vjeç, e cila priste të bëhej nënë në Tetor dhe i fejuari i saj Valentino Miguel Ramos, 21 vjeç, mbetën të vdekur në një aksident të ndodhur në Moreno Valley.
Tre makina u përfshinë në aksidentin tragjik. Një prej automjeteve humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset anësore të autostradës përpara se të kthehej përmbys.
Shoferi i automjetit, 21-vjeçari Polo Najera Perez dhe një tjetër pasagjer humbën gjithashtu jetën. Të katër viktimat ishin nga San Bernardino.





