Djali që konsumoi lëndë narkotike me këngëtaren Demi Lovato dhe e çoi në mbidozë, nuk do të arrestohet apo hetohet nga policia.
Brandon Johnson foli për "TMZ" javën e jaluar ku tregoi me detaje se mori mesazh nga Demi, e cila e ftoi në shtëpinë e saj dhe e dinte se kokrrat që konsumonte ishin të rrezikshme.
Pranimi i tij mund të japë përshtypjen se intervista e ardhshme do jetë me detektivët e policisë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
"TMZ" shton se nuk do ketë hetim për incidentin pasi mbidoza quhet emergjencë mjekësore e shkaktuar nga vetvetja, kështu Brandon do jetë i lirë.





