Ishte një foto gjatë përmbylljes së sezonit të "Wake Up", ku Eno Popi u shfaq në krahë të stafit të emisionit të mëngjesit në "Top Channel" dhe nuk kurseu vlerësimin për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, që dha sinjalet e para se ai nuk do të ishte më pjesë e këtij programi.

Së fundmi spoti i publikuar në faqen zyrtare të Top Channel konfirmon se Eno Popi nuk do të jetë më pjesë e treshes së prezantuesve të "Wake Up", pasi ky emision do të drejtohet tashmë, prej datës 10 shtator nga Ori Nebijaj dhe Isli Islami.

"Dilema" quhet emisioni i ri që prezantuesi i njohur do të drejtojë, format i cili i ngjan një game show televiziv, me shumë mundësi për të fituar miliona lekë që vihen në lojë të konkurrentëve të përzgjedhur.