Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë në territorin e provincës së Salentos.
Janë vënë në pranga 17 persona, trafikantë e korrierë droge, të gjithë nënshtetas të huaj, raportojnë mediet italiane.
Operacioni i koduar "Green Bay" është realizuar me ndihmën e agjentëve të policisë të infiltruar mes trafikantëve duke mundësuar dokumentimin e trafikut të drogës.