Sulmi i ndodhur në stacionin qendror hekurudhor të Amsterdamit të premten, nga i cili mbetën të plagosur dy persona, thuhej se ishte i lidhur me terrorizmin.

Sipas BBC, burri, i cili është identifikuar nga mediat holandeze si Jawed S, u plagos nga policia pas incidentit.

“Pas një deklarate fillestare rezulton se burri kishte një motiv terrorist”, thanë autoritetet.

Policia gjermane ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Një zëdhënës i policisë tha se i arrestuari me origjinë afgane nuk i njihte të plagosurit që ishin turistë amerikanë, dhe nuk kishin qenë në shënjestrën e tij të sulmit. Sulmuesi dhe të plagosurit u dërguan në spital për t’u trajtuar.