Një modele 20-vjeçare është gjetur e pajetë në jahtin luksoz në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.
Viktima 20-vjeçare, Sinead McNamara, punonte si pjesë e ekuipazhit të jahtit që kushton plot 140 milionë dollarë. Sipas asaj që raportojnë mediet greke, jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në Kefalonia të Greqisë, ku Sinead McNamara po qëndronte aty së bashku me pjesën tjetër të stafit.
Modelja ka 15 mijë ndjekës në Instagram, ku publikonte vazhdimisht foto nga pushimet e saj.
Policia greke ka nisur hetimet për vrasje.





