Kristiano Ronalo është tashmë pjesë e Juventusit, një lëvizje që shkaktoi shumë bujë këtë verë. Ai e kishte vendosur me kohë largimin nga Reali, por destinacioni ngelej enigmë.

Mançester Junajtid dëshironte shumë që ta rikthente portugezin, por sipas asaj që ka konfirmuar e përditshmja “Mirror”, ka qenë Murinjo ai që ka frenuar gjithçka.

Sipas trajnerit, nuk kishte kuptim që Junajtid të paguante 100 milionë euro për një 33-vjeçar, pavarësisht se kush është ai. Murinjo kërkonte t'i shpenzonte ato para për një mbrojtës, të cilin nuk e mori dot.