Peshkopi që udhëhoqi funeralin e Aretha Franklin i ka kërkuar falje këngëtares Ariana Grande pasi u akuzua se e ka ngacmuar seksualisht atë në skenë.

Fotot e publikuara tregojnë peshkopin Charles H Ellis III duke mbajtur Arianën nga beli, ku gishtat e tij i kanë prekur gjoksin.

"Nuk do ishte kurrë qëllimi im që të prek gjoksin e ndonjë femre. Ndoshta kam kaluar kufirin, kam qenë shumë i afërt ose miqësor. Por sërish, kërkoj falje", tha ai për Associated Press, teksa shtoi se ka përqafuar çdo artist mashkull apo femër gjatë funeralit të mbretëreshës së Soulit.