Një 37-vjeçare në Indi është prekur nga sëmundja e kockës e cila e lejon atë të rrotullojë krahun 180 gradë. Mjekët kanë publikuar ngjarjen e pazakontë të saj për prestigjozen 'British Medical Journal'.

Ajo u diagnostikua me "Gorham-Stout", sëmundje që njihet si zhdukje e kockave, pasi shkoi në spital me dhimbje të shpatullës dhe i tha mjekëve që ka vuajtur nga kjo gjë për tre muaj.

Shpesh herë ajo kishte vështirësi në përdorimin e krahut të majtë. Mjekët zbuluan se krahu i saj është tepër i butë dhe mund të rrotullohet lehtësisht. Grafia me rreze X tregon një mungesë misterioze, të cilën po e studiojnë ekspertët.

Kjo lloj sëmundje është e pashërueshme, por nuk rrezikon jetën. Mjafton që pacienti të mësohet me vështirësitë që do ketë herë pas here.