Xhef Bezos sapo kaloi Bill Gejtsin për pasuri. Ata janë tashmë dy njerëzit më të pasur në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.

Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siatëllit, dhe ata nuk janë të vetmit miliarderë që jetojnë aty.

Po si duket qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë?

Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia e deri te policia.

E gjithë qyteza është me pamje fantastike nga qyteti i Siatëllit, buzë liqenit të famshëm “Uashington”.

Në të gjithë qytetin janë mbjellë pemë me gjelbërim të përhershëm, të cilave nuk u bien gjethet në asnjë stinë. Fondacioni i Pemëve e ka shpallur në vitin 2006 si “Qytetin e Pemëve”.

Ndërkohë që rrugët publike janë me pemë gjithnjë të gjelbra, oborret private kanë dekorime nga më të ndryshmet, secila sipas stilit të vet.

Rruga më e famshme e qytezës është Evergreen Point Road, pikërisht rruga ku jetojnë Xhef Bezos, Bill Getjs, dhe shumë biznesmenë të tjerë.