Lady Gaga është në formën e saj më të mirë, ndaj nuk surprizon fakti që ka hequr rrobat e saj firmato për të pozuar nudo.

Ajo ndau me ndjekësit e rrjetit të saj social, Instagram, disa fotografi mahnitëse. Këto fotografi ia realizoi Eli Russell Linnetz, i cili është fotografi i preferuar i Kim Kardashian dhe Kanye West.

Lady Gaga duket mjaft elegante, duke shfaqur tatuazhet në të gjithë trupin e saj.