Një djalë nga Kolumbia ka prerë hundën, ka gjymtuar veshët dhe ka bërë tatuazhe rreth syve që koka e tij të duket si kafkë.

Artisti Kalaca Skull, emri i vërtetë i të cilit është Eric Yeiner Hincapie Ramirez, ka bërë procedura kirurgjikale ekstreme këto dy vitet e fundit që të ketë pamje skeleti.

22-vjeçari thotë se çmendej pas kafkave që kur ishte fëmijë, por filloi të bënte modfikime vetëm pas vdekjes së nënës, e cila nuk e lejonte të bënte ndryshime në fytyrë.

Gjatë procedurave të dhimbshme, Kalaca preu një pjesë të hundës, veshëve dhe gjuhës. Këtë të fundit e bëri me ngjyrë blu në gri. Profili i tij në Instagram është bërë i famshëm dhe ka foto të ndryshme me fansat që e ndalojnë në rrugë.