Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi, dhe ka qenë vetë Adelina që publikoi foton duke mbajtur dorën e djalit të saj.

“Mirë se erdhe në botë Princ i Vogël, Jon.”, shkruan këngëtarja në Instagram. Vetëm pak ditë më parë Adelina organizoi me bashkëshortin e saj festën e bebit ku edhe tregoi emrin e zgjedhur për vogëlushin.

Këngëtarja dhe avokati maqedonas Serjoza Markov u martuan 8 muaj më parë duke mposhtur paragjykimet për shkak të diferencës në moshë mes tyre.