Nora Istrefi është një prej këngëtareve më të komentuara të showbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram.

Karriera e saj muzikore ka filluar vite më parë dhe tashmë ajo është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme.

Mirëpo askush nuk e dinte se para se  të bëhej e famshme, teksa ishte në moshë të vogël, Nora ka jetuar në të njëjtën shtëpi me Ermal Fejzullahun.

Këtë lajm e zbuloi vetë këngëtari në një intervistë për ‘Mirage’.

“Me Norën jemi rritur bashkë.Kemi jetuar edhe në një shtëpi madje kur kemi qënë fëmijë. Familjet tona kanë jetuar bashkë, kemi patur afrimitet”, tha ai.