Armëpushim po ndodh mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pasi fëmijët janë më të rëndësishëm se lufta e tyre.

Mirëpo, dy yjet e Hollivudit kanë vendosur, nëse jo një paqe, të paktën një armëpushim sa i takon fëmijëve, duke gjetur një marrëveshje të përbashkët për kujdestarinë e tyre. Fundi i gjithë kësaj është në pritje të firmës vendimtare që do të finalizojë “më në fund” divorcin.

Bëhet e ditur se të dy kanë thirrur një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, e cila ishte planifikuar në ditët e fundit, pikërisht në bazë të marrëveshjes së përkohshme të arritur mes të dyve, njofton shtypi amerikan.

Arritja e këshillimit të tyre për këtë mënyrë më “paqësore” drejt një divorci konsensual, kanë qenë avokatët e çiftit dhe të dyja palët kanë rënë dakord mbi propozimin.

Mirëpo, detajet e këtij armëpushimi të përkohshëm nuk kanë rrjedhur ende, por ajo që është e sigurt, është se për një kohë, të dy, Brad dhe Angelina duhet të lënë mënjanë akuzat reciproke në emër të qetësisë së gjashtë fëmijëve të adoptuar dhe ata natyrorë: Maddox 17 vjeç , Pax 14, Zahara 13, Shiloh 12 dhe binjakët Vivienne dhe Knox 10.