Një modele 36-vjeçare është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Christina Carlin-Kraft, që dikur pozonte për Play Boy, raportohet se ishte mbytur.

Policia amerikane është duke hetuar këtë vrasje për të çuar në zbulimin e shkakut dhe të autorit. Ajo që dihet tashmë me siguri, është se vrasësi ka përdorur litar ose një objekt të ngjashëm për të mbytur 36-vjeçaren. Këtë fakt e pohon ekspertiza mjeko-ligjore. Modelja nuk kishte shumë kohë që ishte zhvendosur në apartamentin ku u gjet e pajetë.