Jennifer Lopez ka bërë një performancë spektakolare në MTV VMA, duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha ndër vite. Lopez ishte shoqëruar në këtë mbrëmje nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.
Ky i fundit, duket se ka ngelur i mahnitur nga performanca ‘e nxehtë’ e të dashurës së tij në skenë.
Në rrjetet sociale, është publikuar një video e shkurtër, e cila shfaq momentin kur Alex po xhironte, teksa Jennifer Lopez bënte ‘twerk’ në skenë.
Siç shihet nga reagimi në video, duket se ai e ka shijuar paraqitjen e të dashurës së tij.
Shiko videon këtu.





