Një mjek italian 48-vjeçar në krahinën e Comos, është arrestuar nga policia nën akuzën për abuzim seksual me dhunë.
Sipas medieve, ai punonte në zonën e Porlezza-s dhe ndaj tij janë ngritur një numër i madh akuzash për dhunë seksuale.
Dyshohet se ai ka abuzuar me shumë paciente, të cilave iu kishte kryer ekzaminime gjinekologjike për patologji, që në fakt nuk ekzistonin fare.
Emri i mjekut nuk bëhet ende me dije, ndërsa raportohet se hetimet kanë filluar që nëntorin e kaluar.





