Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka postuar në InstaStory një foto të vogëlushit, teksa pranë i qëndron vëllai Akidi.

Por tashmë kemi mundur të zbulojmë edhe emrin e djalit të porsalindur. Ai do të ketë një emër krejt të veçantë dhe shumë domethënës.

Erla ka zgjedhur ta quajë Bind, domethënia e të cilit është personifikimi i Perëndisë ilire të ujërave Bind (siç kishin grekët Poseidonin ose romakët Neptuni). Në burimin Privilica pranë Bihac janë gjetur altarët kushtuar Bindit (faltore ku fisi ilir Japodët sakrifikonin për nder të tij.

Kështu Erla ka ‘sfiduar’ të ashtuquajturin tendencë e përgjithshme, ku shumica e shqiptarëve i quajnë fëmijët e tyre me emra të huaj.