Teksa të shumtë janë qytetarët që sot kanë ikur në plazh, madje edhe duke shkaktuar radhë kilometrike në akset kryesore që të çojnë në plazhet e vendit, në Durrës një delfin ka dalë në breg i ngordhur.
Në vendin e quajtur Kavalishenca, Durrës, deti ka nxjerrë në breg një delfin, që fatkeqësisht ka qenë i ngordhur.
Sipas qytetarëve që kanë dërguar fotot për JOQ.al, delfini, rreth 2 metra i gjatë, ishte i dekompozuar dhe mbante erë shumë të rëndë, çka ka bërë që pushuesit të mënjanoheshin deri sa kanë mbërritur punonjësit e mirëmbajtjes.
Nga pamjet duket se delfini ka ditë që ka ngordhur, sepse trupi i tij ishte komplet i mykur dhe i deformuar, derisa sot dallgët e kanë nxjerrë në Durrës.
Nderkohe delfinet kane dhene spektakel kete vere per pushuesit, pasi ata jane shfaqur edhe ne brigjet tona dhe madje shoqeruan nje anije turistike gjate udhetimit te saj ne det, ne bregdetin e Vlores.





