Ishte nisur bashkë me dy të vajzat për të marrë gruan nga puna, por pa patentë shoferi dhe i dehur në timon, ai shkaktoi vdekjen e vajzës së tij më të madhe, 9 vjeçare dhe plagosjen e tjetrës, 7-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës në Via dei Frati, ku Maddonni Gabriele, 39 vjeçar, po ngiste makinen me shpejtësi të lartë në drejtim të Velletri, kur humbi kontrollin e BMË dhe përfundoi duke u perplasur me një shtyllë, e pastaj makina u rrotullua disa herë në rrugë.
Ata ishin nisur te tre të merrnin nënën (gruan) që punonte në një restorant në bregdet. Ajo pesoi shok kur mësoi lajmin pasi mbërriti në spital.
39-vjeçarit i ishte hequr patenta për 9 vjet pasi ishte kapur duke i dhënë makinës nën ndikimin e alkoolit. Sipas disa dëshmitarëve, vajzat ishin ne makine pa rripat e sigurimit.





