Tërmeti me manjitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter, i regjistruar në orën 17:35 të së shtunës dhe që tronditi të gjithë Shqipërinë por edhe vendet përreth, nuk ka qenë i pari i ditës së sotme.
Një tjetër, por me manjitudë të ulët është regjistruar në orët e para të mëgjesit në një fshat të Durrësit.
Pavarësisht manjitudës së ulët, vetëm 1.5 ballë, tërmeti i orës 03:49 dëshmon se rajoni i Durrësit vazhdon të mbetet ende i prekur nga lëkundjet e tokës, që kanë pasur lëkundjen e fortë 5.1 ballë, të regjistruar në datë 4 Korrik.





