Këshilli bashkiak i Selenicës ka shpallur sot ditë zie, pas masakrës në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona.
Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të marrë përsipër edhe shpenzimet e varrimit. Mësohet se trupat e pajetë kanë mbërritur që në mëngjes herët pranë familjarëve.
Të afërmit e tyre do t’i japin lamtumirën e fundit 8 pjesëtarëve të familjes Zykaj. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00.





