Durrësi prej vitesh vuan mungesën e gjelbërimit dhe një nga kritikat e shpeshta që janë ngritur në adresë të kryebashkiakut Vangjush Dako janë ato për betonizimin e qytetit bregdetar.

Por ajo që të bën përshtypje, që këtë herë nuk kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit që kanë hequr pemët për t’i lënë rrugë të lirë zbatimit të projektit për rikonstruksionin e disa akseve rrugore por 4 qytetarë të Durrësit që kanë prerë pemët dekorative në lagjen nr.14 dhe kanë dëmtuar disa tabela të sinjalistikës rrugore.

Policia ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë për shtetasit R. B., O. J., K. S., dhe E. M., vjeç 51, 22, 21 e 23, banues në Durrës.