Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është përcjellë me dhimbje nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili vlerëson kontributin dhe përkushtimin e saj ndër vite në arsimin e lartë. Gjurma e lënë prej saj te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të UAMD-së do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje.

“Ky mëngjes i së dielës nis i trishtë për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Me dhimbje të thellë, i japim lamtumirën Prof. As.Dr. Aida Kuranit, pedagoge e Fakultetit të Edukimit, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, si edhe një prej themelueseve të UAMD-së, pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Kontributi, përkushtimi dhe gjurma që ajo la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Universitetit do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Përcjellja në banesën e fundit bëhet këtë të diel, më 30 Gusht 2026, ora 15:00, nga shtëpia e pritjes Alba, në Rr. e Dibrës, Tiranë, drejt Tufinës.

Vizitat do të zhvillohen ditën e martë dhe të mërkurë, më 01 dhe 02 Shtator, në oraret 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.

U prehtë në paqe. 🕊️