Ku më mirë sesa në plazh mund të përballosh temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë në këto ditë gushti!
Këtë gjë kanë bërë shumë personazhe publike, të cilët kanë zhveshur kostumin e zyrës dhe e kanë lënë në Tiranë, për të marrë rreze dielli në bregdetin e jugut.
Paparazzi i "DurrësLajm" sjell për lexuesit tanë disa nga momentet e pushimeve të Blendi Klosit me familje, Edi Manushit, Mustafa Nanos, Drini Zeqos etj, në Folie Marinë.
Analisti Mustafa Nano, si fillim shfaqet i shoqëruar nga dy vajza, njëra prej të cilave mban në krahë një vogëlushe, dhe më pas mbetet vetëm.
Nuk dimë çfarë i thanë Muçit por nga fotot e shkrepura, e shohim shumë të menduar. Shikimin e ka herë gjetkë e herë përtokë.
Si për t'u ngushëlluar, Nano merret me telefonin dhe në fund vë duart në kokë, për të fshirë djersën, jo gjë tjetër. Dhe s'ka faj, temperaturat shënojnë goxha lart sot!
Teksa çlodhej në Drimadhes një ditë më parë, ministri i Turizmit Blendi Klosi është fotografuar nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Norës, ku marrin rreze në bregdet dhe diçka i tregon asaj, mbase po i flet për turizmin. E sigurt që ministri Klosi edhe pse me pushime mendjen e ka te puna!
Ndërsa sot në Folie Marinë, ministri Klosi shfaqet me moderatorin e Top Channel, Edi Manushi. Pas sezonit shumë të ngjeshur me punë prej Botërorit, Manushi ka menduar të relaksohet për disa ditë në jug ku ka takuar dhe Klosin, me të cilin bisedon një copë here. Herë duke qeshur e herë serioz, bashkëbisedimi mes ministrit dhe moderatorit duket interesant!
Gjatë qëndrimit në Drimadhes, Klosi u takua gjithashtu edhe me gazetarin dhe spikerin e lajmeve të Tv Klan, Drini Zeqo i cili shoqërohej nga një vajzë.
Drini pak ditë më parë, i pyetur nga ndjekësit e Instagramit në rubrikën "Ask me" për statusin e tij, deklaroi se ishte single këtë verë. Atëherë, kush është vajza që e shoqëron?!
G.D.





