Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fllakë- Qerret në qytetin e Durrësit. Një makinë ka shtypur për vdekje një të moshuar të moshës 82-vjeçare.
I moshuari po lëvizte në këmbë në momentin kur është goditur për vdekje nga një makinë e tipit Benz, e drejtuar nga 51 vjeçari me inicialet L.B.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, banues në Qerret.





