Rozina Koleci është shoferja 29-vjeçare që përgjaku mëngjesin e sotëm rrugët e Tiranës. Një 7-vjeçare ndërroi jetë si pësojë e përplasjes, ndërsa nëna e saj Valbona Ndreu dhe motra e mitur ndodhen në spital. Gjithashtu viktimë e këtij aksidenti mbeti edhe një 29-vjeçar i identifikuar si Ramazan Isha, i cili po ecte me biçikletë.
Sipas policisë, dinamika e aksidentit ka qenë e tillë: Gruaja shofere ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret (nëna me dy vajzat).
Dëshmitarët kanë treguar tmerrin që kanë parë me sy në aksidentin tragjik. “Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy femijë. U tmerruam…! Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Pamje të tmerrshme”.





