Një aksident me pasojë vdekjen e një vogëlusheje dhe një djali që drejtonte një biçikletë si dhe plagosjen rëndë të një fëmije ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, ku shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Për pasojë, ka humbur jetën 29-vjeçari me biçikletë me iniciale R.I. dhe vajza e mitur, shtetasja E. N., 7 vjeç. Ndërsa e mitura tjetër, E.N., 6 vjeç dhe nëna e saj V.N. 29 vjeç ndodhen në spital, ku në gjendje më të rëndë paraqitet e mitura.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.