Plot 8 raste të dokumenteve të makinës të falsifikuara ka zbuluar policia kufitare e Durrësit në 24 orët e fundit.
Ndoshta për shkak të fluksit të udhëtarëve në hyrje dhe dalje në portin më të madh në vend, shumë shtetas tentojnë t’i kalojnë kontrollet kufitare me dokumente false.
Për të gjitha rastet janë referuar materialet në prokurorinë e Durrësit.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K. D. vjeç 51, banues në Shëngjin, Lezhë, në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. R. vjeç 48, banues në Mirditë, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin O. K. vjeç 33, banues në Kavajë, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. A. vjeç 41, banues në Vlorë, pasi në P K K Port, Durrës ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K. I. vjeç 37, banues në Cërrik, Elbasan, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. F. vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. O., vjeç 37, banues në Sukth, Durrës, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. T. vjeç 41, banues në Dibër, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.





