Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi po transportonin një sasi droge të rëndë, e dyshuar heroinë.

Të arrestuarit janë shtetasit: Arjan Cani, 49 vjeç nga Berati dhe Arshim Pilinci, 27 vjeç nga fshati Podgorie i Korçës, të cilë ishin duke transportuar rreth 505 gram heroinë drejt qytetit të Elbasanit.

Të dy ishin duke udhëtuar me makinat personale, teksa 27-vjeçari nga Korça kontrollonte rrugën, ndërsa Arjan Cani mbante lëndën narkotike në makinë.

Policia sekuestroi përveç heroinës, edhe dy mjetet e të arrestuarve dhe dy telefona celularë, ndërsa po heton për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë skemë të shpërndarjes së drogës.