Polici i Komisariatit të Portit, Sherif Hajdari, është prangosur pasi akuzohet se ka shtyrë bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 13:20, pas një debati që efektivi i policisë kishte patur me gruan, Merita Hajdari.

47-vjeçarja i dha fund jetës me një plumb në kokë, me pistoletën e bashkëshortit pas konfliktit familjar.

Burimet bëjnë me dije se efektivi, Sherif Hajdari u vetëdorëzua dje në polici pas vetëvrasjes së gruas.