Kjo është 47-vjeçarja Merita Hajdari, gruaja që i dha fund jetës paraditen e së hënës me pistoletën e bashkëshortit polic, në komisariatin e Durrësit.

Më herët, DurrësLajm mësoi nga të afërm të çiftit, se ata ishin dëgjuar duke debatuar përpara se gruaja të ndërmerrte aktin ekstrem. Në momentin e vetëvrasjes së Meritës në banesë ka qenë vetëm ajo dhe bashkëshorti Sherif Hajdari.

Ndërkohë, gazetarja e DurrësLajm mëson se çifti kishte sherre dhe debate të vazhdueshme për motive xhelozie.

Dyshohet se dhe sherri i sotëm, që u pasua nga akti i rëndë të ketë ndodhur po për të njëjtin shkak. Çifti Hajdari ishin prindër të dy djemve.

K.H.