Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim të 27-vjeçar nga Durrësi.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi E. R., vjeç 27, banues në Durrës, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka goditur shtetasin J. S., vjeç 31, banues në Tiranë.

Nga të njëjta burime mësohet se, durrsaku ishte i dënuar më parë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, sipas nenit 90 të Kodit Penal.

Ndërsa policia po punon për kapjen e tij.